Flash News

KRYESORE

Koalicioni opozitar/ Reagon Rama: Tjetër formë vetëvrasjeje politike, zgjedhjet nuk ndalen e nuk shtyhen

Koalicioni opozitar/ Reagon Rama: Tjetër formë vetëvrasjeje

Pas firmosjes së marrëveshjes së partive opozitare  për një koalicion të përbashkët, ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Rama shprehet se koalicioni, sipas tij kundër zgjedhjeve, është një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike. "Zgjedhjet as ndalen as shtyhen", thekson Rama.

"Pas djegies së mandateve, koalicioni kundër zgjedhjeve një tjetër formë e padëgjuar vetëvrasjeje politike! Humbësit kronikë janë peng i dëshpërimit të tyre, po Shqipërinë s'e marrin dot peng. Zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Në 30 qershor qytetarët do flasin me votë në çdo bashki", shkruan Rama në Twitter.

Të fundit