Flash News

KRYESORE

Koalicioni për Arsimin, thirrje Qeverisë dhe Ministrisë, të pajisë me libra falas arsimin publik parauniversitar

Koalicioni për Arsimin, thirrje Qeverisë dhe Ministrisë, të

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri (ACE), po vëzhgon me shqetësim situatën e ditëve të fundit ku fëmijët dhe prindërit e tyre detyrohen të qëndrojnë me orë të tëra në radhë për të blerë librat shkollorë. Edhe pse ACE prej vitesh ka kërkuar dhe ngritur zërin për pajisjen e të gjithë fëmijëve të arsimit publik parauniversitar me tekste falas ende kjo nuk është bërë e mundur nga asnjë Qeveri.

Koalicioni për Arsimin në Shqipëri me anë të kësaj thirrje publike, i kërkon Qeverisë dhe në mënyrë të veçantë Ministrisë së Arsimit, të marrin masa të menjëherëshme për të siguruar falas për të gjithë fëmijët e arsimit publik parauniversitar tekstet shkollore. Ne mendojmë se një ndër aktet e para publike të Qeverisë së re të Shqipërisë duhet të jetë dhënia e teksteve dhe mjeteve mësimore falas për të gjithë fëmijët anembanë vendit pa dallim, në mënyrë që ata të gëzojnë të drejtën e tyre për arsim publik falas.

Blerja e librave nga nxënësit e arsimit parauniversitar bie ndesh me ligjin Nr. 69/2012 Për Sistemin Arsimor Parauniversitar në Republikën e Shqipërisë, i cili në Nenin 5, pika 2 përcakton se “Në shkollat publike arsimi i detyrueshëm dhe arsimi i mesëm i lartë janë falas”. E drejta pӫr arsim falas nënkupton edhe krijimin e kushteve tӫ nevojshme dhe tӫ domosdoshme pӫr t’u arsimuar. Njӫ nga kӫto kushte ӫshtӫ edhe pajisja falas me libra, fletore dhe mjete mӫsimore e ҫdo fӫmije që ndjek arsimin publik. Mospërmbushja e këtij detyrimi është një shkelje e të drejtave të fëmijëve dhe nӫ kundӫrshtim tӫ hapur me Nenin 28 tӫ Konventӫs sӫ OKB-sӫ pӫr tӫ Drejtat e Fӫmijӫs.

Edhe pse VKM Nr. 707, datë 26.8.2015, përcakton disa kategori nxënësish në nevojë, të cilët përfitojnë tekstet shkollore falas, përsëri kjo është e pamjaftueshme, pasi ne besojmë se të gjithë nxënësit që ndjekin arsimin publik paruniversitar, pa dallim, duhet të pajisen me libra shkollorë falas nga shkollat përkatëse. Kjo politikë do të rriste numrin e fëmijëve që ndjekin shkollën, duke pasur një ndikim të drejtëpërdrejtë në ndjekjen e arsimit nga fëmijët dhe ushtrimin e të drejtës së tyre universale për arsim.

ACE nxit Qeverinë e re dhe Ministrinë e Arsimit, që këtë kërkesë ta bëjnë një realitet për të gjithë ata fëmijë që do të ndjekin arsimin publik parauniversitar gjatë periudhës 2017-2018 dhe që presin që shteti i tyre të kujdeset për ta.

Të fundit