Flash News

KRYESORE

Koço Kokdhima afër familjes dhe larg zhvillimeve politike, publicitet klipit të fundit të Besës

Koço Kokdhima afër familjes dhe larg zhvillimeve politike,

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, kreu i lëvizjes Zgjidhja ka publikuar klipin më të fundit të vajzës së tij Besës. Duket se  Koço Kokëdhima ka heshtur pak, për sa i përket ndryshimeve të fundit në skenën politike, pasi nuk ka reaguar as mbi marrëveshjen e fundit mes PS dhe PD.

Përmes statusit ai tregon për ndjekësit e tij se, është i lumtur dhe krenar me vajzën e tij Besa. “Është një vajzë e mençur, e bukur, e dashur dhe e shtrenjtë për mua!”-shkruan ai.

Statusi i plotë:

 Miq të dashur!

Besa publikoi këngën e saj më të re: "Mos m'le me ra". Edhe kënga, edhe klipi janë shumë të bukura! Kam qenë dhe jam i lumtur dhe krenar me Besën time, me sjelljet dhe formimin e saj, me artin, me zërin dhe me performancat e saj në skenë! Është një vajzë e mençur, e bukur, e dashur dhe e shtrenjtë për mua! E dëgjova shumë herë këngën duke marrë kënaqësi të veçantë! 

Ju lutem shpërndajeni!

Të fundit