Flash News

KRYESORE

Kodheli dhe Bregu solidarizohen me Mesila Dodën pas mesazheve kërcënuese: Çfarë s’të vret, të bën më të fortë

Kodheli dhe Bregu solidarizohen me Mesila Dodën pas mesazheve

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe deputetja e PD, Majlinda Bregu, janë solidarizuar me deputeten e PDIU-së, Mesila Doda, pas kërcënimeve që ka marrë nga ekstremistë maqedonas.

Dy zyrtaret shqiptare i shkruajnë në “Facebook” koleges së tyre, të cilës i japin mbështetje maksimale.

“Kush urren nuk e njeh Zotin. Mesila, ti je nga ato që jo vetëm e njeh Atë por e mban pranë. Këta që shkruajnë janë larg… shumë larg Tij”, shkruan Mimi Kodheli.

“Çfarë s’të vret, të bën më të fortë, apo jo? Sa kohë kemi që po e provojmë këtë?” shkruan Majlinda Bregu.

Doda është kërcënuar nëpërmjet mesazheve nga disa ekstremistë që kundërshtojnë deklaratat e saj për shqiptarët në Maqedoni.

Të fundit