Flash News

KRYESORE

Kodheli e nis “punën” me Ballist Morinën: “Do kërkojmë informacion nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Drejtësisë”

Kodheli e nis “punën” me Ballist Morinën: “Do

Kjo e hënë ka nisur vrullshëm në Kuvend, aty ku janë konstituuar komisionet e Kuvendit të legjislaturës së re. Komisioni i Politikës së Jashtme i është besuar ish-ministres së Mbrojtjes, Mimi Kodheli e cila është fotografuar sot në korridoret e Kuvendit teksa bisedon me kolegët e Partisë Demokratike.

Bisedat mes tyre ndoshta shënjojnë një fillim të mbarë të punës që do të pasohet nga bashkëpunimi i frytshëm në të ardhmen.

Me të nisur puna, Kodheli ka përmendur edhe emrat e deputetëve të larguar nga komisioni i Jashtëm si Selami e Topalli, të cilët sipas saj, kanë ngritur një punë të mirë për këtë komision.

“Fryma e bashkëpunimit e ngritur në këtë komision shpresoj të vijojë”,- ka thënë ajo.

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm e ka nisur ditën e parë të punës për këtë sezon duke lajmeruar dicka me rendesi per çështjen e ekstradimit të Ballist Morinës. Ajo tha se “në ditet ne vijim do shqyrtojmë dhe çështjen e ekstradimit te Ballist Morinës. Do kërkojmë informacion nga Ministria e Jashtme dhe ajo e Drejtësisë për ekstradimin e Ballist Morinës”.

 

Të fundit