Flash News

KRYESORE

Kodheli flet për situatën e zjarrit në Vorë: Rrezikohet një repart ushtarak me municione

Kodheli flet për situatën e zjarrit në Vorë: Rrezikohet

Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka inspektuar sot situatën e zjarrit në Kuç të Vorës nga ku tha rrezikon edhe një repart ushtarak, i cili disponon armë dhe municione.

Në një deklaratë për mediat, Kodheli deklaroi se kjo situatë e zjarreve prish imazhin e Shqipërisë në një priudhë të rëndësishme të turizmit.

“Kanë 48 orë që luftojnë me flakët. Pranë zjarrit është vendosur një fabrikë që prodhon fishekzjarre, dhe po pranë zjarrit është edhe një repart ushtarak që disponon armatime dhe municione. Të dyja janë objekte të një sensibiliteti të vencantë, ndaj të cilave duhet mbajtur një distancë e konsiderueshme kur flitet për një situatë të tillë” tha Kodheli.

 

Të fundit