Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kodheli përplaset me ‘Rilindjen Demokratike’, kryeredaktori: Me zjarret nuk bëhet striptizëm zonja ministre!
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli është përplasur me drejtuesit e gazetës ‘Rilindja Demokratike’ për shkak të situatës së zjarreve në vend. Ditën e djeshme, ‘RD’ kishte publikuar në faqen e parë një pyll që digjej dhe foton e ministres Kodheli me bikini.
Kodheli ka reaguar menjëherë duke e quajtur ‘RD’-në si mjerimin e një fundkazani.
“Mjerimi i një fundkazani si gazeta RD është vërtet për të ardhur keq. E lindur si shprehje e lirisë së fjalës, prej vitesh, kjo gazetë, është kthyer në një banalitet, ndaj dhe askush se merr seriozisht. Vërej me keqardhje që ditet e vapës i kanë bërë akoma më të tollovitura kokat e nxehta të atyre që i kanë mbetur akoma në punë kësaj gazete pa sherbet, por me shumë rrena dhe helm brenda. Zyra e MM është një zyrë shteti modeste, por brenda standardeve NATO, kur vjen puna për sigurinë. Një nga klasat e Akademisë u transformua në zyrën e MM, por asnjë qindarkë nuk i është marrë parave të buxhetit të Ministrisë. Një këshillë faqosëve të gazetës: tjetër herë mos i ngatërroni zjarret e vapës me ato të Gërdecit se mund të digjeni edhe vetë”, u shpreh ministrja.
Por këtij reagimi të Kodhelit i është përgjigjur kryeredaktori i gazetës, Bledi Kasmi, i cili për të sulmuar ministren ka përdorur pretendimet e disa mediave greke, që më pas rezultuan të rreme.
“Me zjarret nuk bëhet striptizëm zonja ministre”, shkruan ndër të tjera Kasmi, i cili kritikon edhe fondet që jepen për emergjencat civile.
Reagimi i Bledi Kasmit:
Nuk bëhet striptizëm me zjarret
Kur vendi digjet dhe bukuroshet krihen;
Kur pilotët e një ushtrie të një vendi në NATO bien dëshmorë jo në mision për të mbrojtur sovranitetin territorial, por duke qenë pjesë e misioneve ndërkombëtare të narkotrafikantëve që shpërndajnë drogën nga Maroku në Spanjë;
Kur aeroportet ushtarake të një vendi të Aleancës së Atlantikut kthehen në pista fluturimesh ku ngrihen avionët me ngarkesa hashashi të baronëve të drogës;
Kur helikopterët e blerë me miliona euro të taksapaguesve shqiptarë rrëzohen jo në misione lufte të Aleancës as në operacione shpëtimi, por duke ngritur pllakat e vilës alpine të ministres në Vermosh;
Kur pilotët vriten sepse detyrohen që të ngarkojnë trefishin e kapacitetit jo me ushtarë, por me material ndërtimi për vilën e ministres;
Kur fondet e ministrisë dhe të qeverisë zvogëlohen duke shkelur detyrimin që kemi ndaj Aleancës së Atlantikut vetëm se këto fonde duhet të shkojnë për luksin e ministrave;
Kur kolonelë të ushtrisë të vlerësuar nga NATO dhe SHBA për rolin e tyre në misionet në Irak dhe Afganistan shkarkohen duke u zëvendësuar me hajdutë xhepash;
Atëherë është e kuptueshme se në këtë vend, në një ditë si kjo e sotmja, kur në të gjithë vendin ka qindra vatra zjarri që po shkretojnë mijëra hektarë pyje, qeveria nuk ka asnjë faj që është nisur me pushime. Faji është i denoncuesve të këtij realiteti. I të vetmes media të pakapur nga pushtat e oligarkisë që ministrja e tubit grek me një fjalor të huazuar nga shefi i saj, që trajtohet si palaço në samitet ndërkombëtare, e quajti dje “fundkazani mediatik”.
Helikopterët kanë rënë të ngarkuar me pllaka, ndërsa pilotët janë pakësuar duke humbur jetën në këto operacione ose në ato të shpërndarjes së drogës, për pasojë sot s’kemi as pilotë, as helikopterë që të luftojnë me zjarret.
Nuk ka as fonde dhe as mjete. Fondet e emergjencave civile janë qesharake. Vetëm 1.2 milionë euro, ndërkohë që vetëm për arredimin e zyrave në Kryeministri këtë vit u shpenzuan 30 milionë euro.
Me zjarret nuk bëhet striptizëm zonja ministre!
Sot do të duhet të kishim një flotë helikopterësh dhe pilotësh në dispozicion të këtyre ditëve, por nuk i kemi. Zvarritemi duke kërkuar nga fqinjët të cilët duke parë seriozitetin e kreut të qeverisë që noton në Dhërmi dhe ministres që pozon me bikini ndërsa vendi digjet, natyrisht që nuk kanë asnjë arsye që të na marrin seriozisht dhe të na dërgojnë helikopterët e tyre sepse tanët i përdorim në vend të betoniereve.

Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38