Flash News

E-TJERA

Kodheli tregon se cilën Ministri synonte Ben Blushi dhe që solli më pas krisjen me Ramën

Kodheli tregon se cilën Ministri synonte Ben Blushi dhe që solli

Ministrja e Mbrotjes, Mimi Kodheli ka replikuar në Kuvend me deputetin e LIBRA-s, Ben Blushi, ndonëse ky i fundit nuk e përmendi gjatë fjalës së tij.

Kodheli ka treguar versionin e saj për krisjen e Blushit me kryeministrin Edi Rama dhe Ministrinë që ish-deputeti i PS synonte.

Ka qenë pikërisht Ministria e Mbrotjes, që aktualisht drejtohet nga Kodheli, portofoli që Blushi kërkonte të merrte pas fitores së PS-së në 2013-ën.

“Ke patur pasion të madh për të marrë një portofol i rëndësishëm si Ministria e Mbrojtjes, kemi diskutuar disa herë për këtë. Por kjo nuk është justifikim për fyerjet dhe sharjet ndaj kolegëve të tu. Kam menduar se do të vijë dita se do të bëhesh politikan serzioz, por mesa duket kjo nuk do të ndodh”, u shpreh Kodheli në Kuvend, duke i qëndruar deklaratave të Ramës se Blushi u largua vetëm sepse nuk u bë ministër.

Të fundit