Flash News

KRYESORE

Kodheli zbulon detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Komisionit të Sigurisë

Kodheli zbulon detaje nga mbledhja me dyer të mbyllura e Komisionit të

Ish ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli ka zbuluar disa detaje nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare. Mbledhja është klasifikuar sekret dhe tashmë prej disa ditësh po diskutohet mundësia e deklasifikimi të saj.

Në emisionin “Të paekspozuarit”, Kodheli tha se në mbledhje janë përballur të dhëna.

“Janë përballur të dhënat, s’përputheshin me njëra tjetrën por ju siguroj që në atë mbledhje është folur në mënyrë të përgjithshme se nuk është mbledhje as prokurorësh as hetuesish as gjykatësish.

Për aq sa mua më kujtohet insistoj të them që ka pasur të dhëna të përgjithshme lidhur me 3 institucionet që kanë qenë progaoniste në asnjë rast apo deklaratë të bërë nga drejtuesit e këtyre institucuioneve s’është lënë të kuptohet që ka qenë shteti i implikuar. Sa me shume transparencë të ketë aq me mirë i bën establishmenti”, u shpreh Kodheli.

Të fundit