Flash News

KRYESORE

Kodi Doganor mban peng donacionet shëndetësore të diasporës, prej ditësh të bllokuar në portin e Durrësit

Kodi Doganor mban peng donacionet shëndetësore të diasporës,

Që në 10 Janar, nje kontenier me ndihma humanitare per spitalin e Kavajes është bllokuar në ne portin e Durresit, pasi Kodi Doganor i Shqiperise, ndryshme nga vendet e tjera, nuk perjashton ndihmat humanitare nga detyrimet doganore.

Kontenieri me 826 pajisje mjekesore u dhurua nga organizata bamirese, Project C.U.R.E. pas nje vleresimi te njevojave qe nje ekspert i organizates beri ne spital vitin e kaluar. Diaspora Shqiptare, duke treguar nje shembull solidariteti, mblodhi fondet per te mbuluar koston e transportit te ketyre ndihmave humanitare ne atdhe.

Sipas tyre, ndihma humanitare eshte donacion dhe si e tille nuk ka asnje vlere komerciale per qellime doganore. Megjithate, theksojnë ata, Ministria e Shendetesise nuk ka buxhet per te bere pagesen sepse buxheti qe ishte planifikuar te miratohej ne Janar nuk eshte miratuar akoma. Per kete arsye, kontenieri vazhdon te qendroje ne port ne pritje te zhdoganimit.

Project C.U.R.E. eshte organizata ne e madhe ne Amerike qe dergon ndihma dhe pajisje mjekesore falas ne spitalet ne nevoje neper bote. Ajo eshte themeluar ne vitin 1987 dhe ka derguar ndihma humanitare ne 123 vende te botes.

Për këtë arsye, në internet ështa hapur një peticion, per t'i kerkuar Qeverise Shqiptare qe te perjashtoje te gjitha ndihmat humanitare nga Project C.U.R.E. nga detyrimet doganore. Ne se do te egzistonte ky perjashtim, ndihmat humanitare do te ishin duke I sherbyer tashme njerezve qe kane aq shume nevoje per ndihme mjekesore por edhe per shprese.

Të fundit