Flash News

KRYESORE

Kodi i ri zgjedhor, Bylykbashi: Ne fitojmë sido që ta bëjë sistemin, Berisha fitoi zgjedhjet me sistemin që i jepte “Dushkun” Nanos

Kodi i ri zgjedhor, Bylykbashi: Ne fitojmë sido që ta bëjë

Ish-deputeti dhe përfaqësuesi i PD-së në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi është shprehur i sigurt se PD do të fitojë zgjedhjet e 25 prillit, ndonëse mazhoranc asot miratoi në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor sipas formulës që propozoi vetë.

Bylykbashi tha në emisionin “Open” se Rama ndryshoi rregullat e garës, ndonëse Komisioni i Venecias thotë se ndryshime të tilla nuk duhet të bëhen nëse ka kaluar një vit nga data e zgjedhjeve.

“Sido që ta bëjë sistemin zgjedhor ne do t’i fitojmë zgjedhjet në 2021. Ne përgatitemi për të hyrë në zgjedhje për të fituar zgjedhjet me çfarëdo lloj sistemi. Sali Berisha fitoi zgjedhjet me sistemin që i jepte “Dushkun” Fatos Nanos.

Po thoni që Edi Rama është bandit, por fajin nuk e ka Edi Rama. Kush është diferenca mes banditit dhe policisë, banditi e ka armën për të vrarë, polici për të zbatuar ligjin. Ajo që po them, ka ndryshuar rregullin themelor për garën zgjedhore. Qëllimi i Këshillit Politik është të arrijë standarde ndërkombëtare duke miratuar drafte ligjesh me konsensus. Komisioni i Venecias thotë që rregullat nuk ndryshojnë një vit para zgjedhjes”, u shpreh Bylykbashi.

Të fundit