Flash News

KRYESORE

Kodi Penal/ Penalitete më të ashpra për pronarët e qenve agresivë

Kodi Penal/ Penalitete më të ashpra për pronarët e qenve

Pronarët e qenve duhet që të kenë kujdes e të mbajnë më shuam përgjegjësi për kafshët e tyre, sepse rrezikojë burgun. Ditën e sotme kanë hyrë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Penal, në bazë të të cilave do të ketë dënime të ashpra për ata që keqtrajtojnë kafshët, apo mbajnë qen apo mace agresive që u shkaktojnë dëme individëve të tjerë.

Por kujdes duhet të kenë edhe ta që bllokojnë rrugët, që cënojnë sigurinë ushqimore apo ushtrojnë dhunë në ndeshjet sportive.

Në bazë të ligjit të ri, nëse një person kafshohet nga një qen pa maskë, atëherë pronari i kafshës rrezikon që të dënohet nga gjobë deri në 6 muaj burg. nëse ka viktima, penaliteti shkon deri në 5 vite burg.

Në kryeqytet është shtuar numri i personave që mbajnë qenë të racave të ndryshme pa maska në parqe.

Edhe ata që organizojnë duele me qen do të gjobiten apo dënohen me burg, deri në 3 muaj.

Të fundit