Flash News

KRYESORE

Kodi i ri i sjelljes së deputetëve vë në vështirësi kryeministrin Edi Rama

Kodi i ri i sjelljes së deputetëve vë në

Rregullorja e Kuvendit parashikon edhe Kodin e Sjelljes së Deputetëve, i cili është ndryshuar së fundmi me vendim të mazhorancës dhe opozitës. Kodi i Sjelljes së Deputetëve synon të disiplinojë Kuvendin dhe performancën e të zgjedhurve të popullit në Kuvend.

Por neni 7 i këtij Kodi do vendosë në vështirësi kryeministrin Edi Rama, pasi ai u ndalon deputetëve “të ndjekin modën në mënyrë të tepruar” apo të “kryejnë ose gjestikulacione joparlamentare, përçmuese dhe ofenduese ndaj kolegëve”.

Këto janë dy rregulla me të cilat Rama do të duhet të mësohet pasi nuk janë të rralla rastet kur ai shfaqet në Kuvend me bluze dhe atlete apo kur bën sjellje të pahijshme pas shpinës së kolegëve të opozitës.

Neni 7

Deputeti nuk duhet të:

a)Marrë pjesë në punimet e Kuvendit në gjendje të dehur.

b)Ndjekë modën në mënyrë të tepruar.

c)Kryejë veprime ose gjestikulacione joparlamentare, përçmuese dhe ofenduese ndaj kolegëve/ kolegeve dhe të ftuarve që ndikojnë negativisht në perceptimin e publikut për deputetin.

Të fundit