Flash News

KRYESORE

Kodi Zgjedhor, Bushati: Tallje spektakolare, u votua një paçavure me 'kërpërata'

Kodi Zgjedhor, Bushati: Tallje spektakolare, u votua një paçavure me

Analisti Andi Bushati e ka cilësuar një tallje spektakolare miratimin e Kodit të ri Zgjedhor në Kuvend.

I ftuar në ‘Open’, Bushati tha se me këtë kod të ri sërish askush nuk hyn në parlament me votë popullore, siç pohon mazhoranca.

“Kjo e sotmja ishte një tallje spektakolare me gjithë ç’është thënë që në 14 janar që u krijua këshilli politik.

Po të dëgjojë kryeministrin Rama, kur foli kundër partive vogla, dhe tha se këto janë shushunja. Ky do një rirregullim. Ulet pragu dhe kryetarëve të partive u lihet të konkurrojnë në 4 qarqe. Rama hoqi koalicionet institucionale dhe do vejë koalicionet me banditë që mund të dalin tek pullë në parlament.

E dyta, këta janë bërë barsoleta që prodhohen nga 100 meme në ditë. Askush nuk hyn në parlame me votë popullore.

Koalicionet u bë se me shifrat e 2017 kur s’kishte dalë as Tahiri, Damiani nuk ishte përfshire te unaza e re, LSI dhe PD po të bashkonin votat e mundnin Ramën. Mënyra më e mirë ishte prishja e koalicioneve. Deri këtu është legale, se kanë kërpëratat dhe votohen në parlament, prishën angazhimin e 5 qershorit, ketu është mëkati. Ka 2 nene ku koalicionet me lista të përbëra janë të shkruara. Në këto tre pika tjetër gjë i thonë publikut, tjetër paçavure votuan sot me kërpëratat”, tha Bushati.

Gjiknuri: 5 qershori nuk e trajton fare koalicionin. Nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes.

Bushati: E ke të shkruar neni 19 dhe 36. Nuk respektojmë njëri tjetrin duke bërë papagallin.

Të fundit