Flash News

KRYESORE

Kodi Zgjedhor, Shehi: Opozita ka menduar se do të gjejë aleatë tek PS, por s’na shqetëson shumë

Kodi Zgjedhor, Shehi: Opozita ka menduar se do të gjejë aleatë

Kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi deklaron se pavarësisht debateve për Kodin Zgjedhor prej më shumë se një vit, sërish nuk ka asnjë zhvillim pozitiv.

I ftuar në emisionin Arena Shehi thotë se opozita ka menduar se do të gjente aleatë tek PS, në lidhje me kodin zgjedhor.

“Unë për 18 muaj që është bërë lufta për kodin zgjedhor, nuk shoh ndonjë zhvillim pozitiv në këtë mes, jemi aty ku ishim, jemi pak më keq, sepse ka ikur edhe koha. Kemi humbur kohë të parikuperueshme, menduam se në këtë betejë do të kishim ortakë edhe nga PS, me idenë se Shqipëria ka nevojë të ndryshojë disa rregulla.

Megjithatë, kjo nuk është se na shqetëson shumë, sepse ne gjykojmë se zgjedhjet nuk fitohen as me sistem, as me marrëveshje, as me kod, por me frymë politike, dhe ne po mundohemi të krijojmë frymën, të bëjmë një program dhe ta shpërndajmë, dhe për të pasur një fitore të madhe që të ndryshojmë shumë gjëra”, u shpreh Shehi.

Të fundit