Flash News

KRYESORE

Kodin i ri Penal/ Ashpërsohen dënimet: Burg kush bllokon rrugën apo vret kafshët, 25 vjet ata që shkelin sigurinë ushqimore

Kodin i ri Penal/ Ashpërsohen dënimet: Burg kush bllokon rrugën

Kodi Penal do të ketë nga sot disa ndryshime të reja. Për disa vepra penale dënimet do të ashpërsohen, ndër të cilat do të jenë bllokimi i rrugës, armëmbajtja pa leje, e drejt a e autorit dhuna ndaj kafshëve, cenimi i sigurisë ushqimore, cenimi i sigurisë fizike të zyrtarëve apo funksionarëve publikë, si dhe dhuna për shkak të detyrës.

Konkretisht, dënimet për këto vepra penale sipas ndryshimeve në kodin penal do të jenë si më poshtë:

Bllokimi i rrugës, vënia e pengesave ose ndalimi i qarkullimit te mjeteve te transportit automobilistik, hekurudhor - gjobë, ose dënim deri në 3 vite burgim.

Goditja për shkak të detyrë - dënim nga 1 deri në 3 vite burgim.

Nëse kjo vepër kryhet në ambientet e institucionit ku personi ushtron detyrën, Kodi i ri Penal parashikon dënimin nga 3 deri në 5 vjet heqje lirie.

Goditja ndaj njerëzve të sportit - dënim me burgim nga 1 deri në 3 vjet. Nëse përsëritet, dënimi shkon deri në 5 vjet heqje lirie.

Futja në fushën e lojës apo hedhja e sendeve të forta në të – 5 vjet heqje lirie

Armëmbajtje pa leje – 7 deri në 15 vjet heqje lirie

Për sigurinë ushqimore dënimet variojnë nga 3 deri në 25 vjet burg.

Vrasja apo lëndimi i kafshëve – 2 vjet burg.

Të fundit