Flash News

KRYESORE

Koha e llogaridhënies publike, Blendi Klosi ‘sms’ Taulant Ballës: Shkarkova kryeinspektorin e mjedisit

Koha e llogaridhënies publike, Blendi Klosi ‘sms’ Taulant

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka njofuar se është shkarkuar nga detyra kryeinspektori i Mjedisit të Elbasanit, pas ankesave të banorëve të Bradasheshit gjatë turit të llogaridhënies publike që u zhvillua sot në Elbasan për ndotjen që vjen nga Rafineria e Naftës apo uzinat në këtë zonë.

Balla theksoi se kryeinspektori i ri ka vetëm një muaj kohë për të pastruar qarkun e Elbasanit nga tymi dhe mbejtjet e naftës.

“Ministri [Blendi Klosi] sapo me njoftoi qe Kryeinspektori i Mjedisit shkarkohet nga detyra. Ndërkohë që dua t’i them Kryeinspektorit të ri që ke vetëm 1 muaj kohe. O merr fund tymi me helm dhe mbetjet e naftës ne kanalet vaditëse, o ty dhe shefit tënd do te jem unë që do t’ju bëj kallëzim penal për shpërdorim detyre”, tha Balla.

Të fundit