Flash News

KRYESORE

Lubonja: Opozita ka gabuar dhe mund të bëjë ndryshe? Duma: Kam teza për zgjidhjen e problemeve

Lubonja: Opozita ka gabuar dhe mund të bëjë ndryshe? Duma: Kam

Analisti Fatos Lubonja u shpreh i paqartë në lidhje me mesazhin që Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Grida Duma, kërkon të japë me librin e saj ‘Koha për politikë’.

I ftuar në emisionin ‘Real Story’ në News 24, Lubonja pyeti Dumën nëse ajo kërkon të tregojë ndonjë rrugë ndryshe për opozitën.

“Grida Duma thotë se është koha për politikë. Pyetja është se më parë ku ishte Duma? Ku është lajmi? Në kuptimin ka ardhur koha për politikë të bëjmë gjëra pozitive apo çfarë na tregon. Unë mund ta marr edhe se opozita ndoshta ka gabuar dhe ka bërë edhe gabim e tani mund të bëjë ndryshe. Unë së paku kështu e kuptoj”, tha Lubonja.

Sipas tij, kursi i opozitës ka ndryshuar dhe ka pasur luhatje. Ai ka përmendur mungesën e protestave nga ana e kësaj të fundit, duke u shprehur se kjo mund të ketë ardhur edhe nga ndonjë ndikim i ndërkombëtarëve.

Nga ana e saj, Duma është shprehur se, përkundrazi, PD ka qenë perfekte në denoncimet që u ka bërë funksionarëve të lartë dhe korrupsionit qeveritar.

Më tej ajo ka theksuar se kjo forcë politike e ka treguar që është forca e së ardhmes, duke shtuar se ajo ka disa teza për zgjidhjen e disa problemeve të shqiptarëve.

“Unë besoj se të bësh politikë do të thotë se duhet të bësh politikën e alternativën zgjidhëse. Edhe aksionet politike janë padyshim politikë. Padyshim që PD në denoncimet e sa me emra me funksionarë të lartë si dhe në denoncimet e saj për korrupsionin qeveritar ka qenë perfektë. Partia Demokratike ka treguar çdo gjë se çfarë nuk shkon me opozitën. Kemi dëshmuar se jemi forcë e së ardhmes. Unë kam hedhur teza si mund të zgjidhen disa probleme të shqiptarëve. Nuk është folur me emra konkret, por si të zhvillojmë sektorët tanë”, u shpreh Duma.

Të fundit