Flash News

KRYESORE

Kohë të vështira për mesfushorin e Kombëtares; u transferua për 1 milion euro, trajneri e lë në stol

Kohë të vështira për mesfushorin e Kombëtares; u

Sezonin e kaluar, mesfushori Liridon Latifi u shpall lojtari më i mirë i kampionatit shqiptar, pas paraqitjeve të mira me ekipin e Skënderbeut, ku në 34 ndeshje shënoi 11 gola.

Performancat pozitive të 24-vjeçarit nuk kaluan pa u vënë re nga klubet e huaja dhe ofertat e shumta ‘vërshuan’ menjëherë në drejtim të tij, ku pas shumë negociatash, Latifi vendosi të transferohet në Hungari tek ekipi i Akademia Pushkash për 940 mijë euro – një shifër rekord për futbollin tonë.

Megjithatë, gjërat nuk shkuan siç mesfushori i priste. Fillimisht pësoi një dëmtim, që e la disa ndeshje jashtë fushave, ndërsa pas rekuperimit, ai nuk ka arritur ende të bindë trajnerin e skuadrës, Attila Pinter pasi në shumë ndeshje ka qenë zevëndësues,  ndërsa dy takimet e fundit kundër Debrecenit dhe Diosgyor i ka ndjekur nga tribuna e stadiumit.

Pyetja që lind është se cilat janë arsyet që Latifi nuk po përshtatet në futbollin hungarez? Për ish-mesfushorin e Kombëtares, Rudi Vatën që punon si menaxher futbollistësh, Latifi u nxitua kur vendosi të trasferohej në kampionatin hungarez.

“Djali [Liridon Latifi] ka lëviz në një kampionat që nuk i është përshtatur skuadrës dhe është një sezon që nuk gjen hapësirat e duhura dhe nuk janë vlerat që ka pasur. Duhet të ketë shumë kujdes se si kërkojnë ekipe”, ka deklaruar Vata në emisionin “Rubrika Sportive” në TVSH.

Tashmë, Latifi duhet t'i bëjë mirë llogaritë, pasi rrezikon seriozisht të mbetet edhe jashtë kombëtares nëse situata nuk ndryshon.

Të fundit