Flash News

KRYESORE

"Kohët e fundit Rama është përpjekur të rishpikë veten", Nazarko këshillë Bashës se si duhet të veprojë për të tërhequr elektoratin "gri"

"Kohët e fundit Rama është përpjekur të

Analisti Mentor Nazarko është i mendimit se vetëm “një fluks të ri idesh dhe figurash të reja në ekipin e Bashës, do të konkurojnë PS në zgjedhjet e ardhshme”.

Në një intervistë për rubrikën “Opinion” në News 24, duke komentuar zhvillimet e fundit politike Nazarko shprehet se “Rama megjithë konsumin e llahtarshëm të dy mandateve, muajt e fundit është përpjekur të rishpik vetveten përballë elektoratit”.

Ndërsa deklaron se, “aktualisht potenciali opozitar i shoqërisë është i lartë dhe kalon mbi 50%”, për analistin “do të ishte mirë që Basha të tregohet tërheqës dhe i kujdesshëm për të fituar besimin e atyre që ndodhen në zonën gri.”

“Basha do duhet ta kapërcejë modelin e Berishës, që ishte shumë i suksesshëm me KOP-in, me kundërshtarët e rikthyer, me teknokratët e administratës së UNMIK, miq të vajzës së zotit Berisha, Bashën përfshirë. Basha i 2004-2005 ishte një figurë tërheqëse. Figurat që kishte përballë nga ana e PS- së në debate ishin demode, ndërsa ai kishte një gjuhë perëndimore. Basha i sotëm, që ka bërë disa hapa para, ka një ndryshim pozitiv me fushatën e vet me shenja të moderimit, por ama me procesin e fundit nuk jep shenja optimizmi të ngjashme me KOP-in e Berishës. Gjatë kësaj periudhe shoqërisë sonë i janë ofruar figura të reja në debate si ato të Universitetit, etj dhe PD e sotme mund të kishte thithur ato. Ky mekanizëm që u zgjodh mesa duket nuk e ofron këtë fluks. Edhe integriteti apo eksperienca politike e Komisionit të të urtëve nuk është garanci për cilësi të fluksit të përzgjedhjes. Ndërkohë, Rama megjithë konsumin e llahtarshëm të dy mandateve, muajt e fundit është përpjekur të tregojë se rezonon apo sintonizohet me këto prirje jashtëpartiake.

Rama përpiqet ta rishpikë veten. Ai është përpjekur të krijojë një parti përtej të majtës dhe të djathtës, mbi to. Me listat e hapura, përtej trukut për t’i hequr deputet në tavolinë opozitës, Rama qetësoi shumë njerëz. Njerëzit që ishin pro listave të hapura po i japin të drejtë. Besoj se ai nuk do të qëndrojë këtu, do ketë surpriza të tjera, në mënyrë që të bëjë një listë fituese. Ai ka shansin të qendërzohet, të jetë protagonist sepse dhe në kohën e pandemisë, ai rifitoi terren duke identifikuar shtetin me veten- diçka natyrale në kohë frikërash nga fatkeqësi si këto. Rama ka centralizuar pushtetin në partinë e tij, në shtet, shoqëri dhe ekonomi, ndaj nuk e ka problem të sjellë në lista kë te dojë. Problemin e kriminalizimit të politikës nuk e shoh tek ata që në rininë e tyre kanë bërë gjëra të vogla, në emigracion, por tek kriminaliteti i madh i jakave te bardha, me tendera, etj..

Dua të them se është një sfidë e vërtetë për opozitën qëtë tregojë se gjatë kësaj periudhe e ka kapërcyer ylberin, është e hapur, joshëse, thithëse për fluksin e ri.. Unë nuk po shoh, madje radikalizmi në të cilin PD kërcënon se mund të rrëshkasë, mund të jetë largues. Është njëbetejë e vështirë kjo për opozitën, që të jetë tërheqësepër pjesën gri. Mendoj se potenciali opozitar i shoqërisë sonë është i lartë, mbi 50%, por që të jesh tërheqësh për këtë pjesë, do duhet të jeshë i kujdessshëm në përzgjedhje. Basha duhet të bëjë maksimumin me kuotën e vet prej 20%, të fusë një fluks të ri figurash të reja nëekipin, që do të konkurojë PS në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ndër të tjera Nazarko.

Të fundit