Flash News

KRYESORE

Koka e grupit i lirë, Klodiana Lala: Policia kërkoi ta arrestonte në flagrancë Admir Hoxhën

Koka e grupit i lirë, Klodiana Lala: Policia kërkoi ta arrestonte

Gazetarja Klodiana Lala ka pohuar se ka dyshime që Admir Hoxha, ideatoi i laboratorit të drogës në Has dhe furnizuesi i disa grupeve të tjera është informuar për operacionin e policisë.

Në emisionin 'Dritare', Lala theksoi se Hoxha u filmua me dron në Rinas para se të niste operacioni dhe policia po e priste ta kapte në flagrancë në Has.

"Admir Hoxha është filmuar në Rinas me dron dhe më pas nuk vajti në Has. Si ka mundësi që arriti të largohej? S’dua ta besoj që ka pasur dekonspirim, por ka pasur një hetim nga SHÇBA, ka një dyshim të fortë edhe pse s’ka një konfirmim zyrtar”, përfundoi Lala.

Operacioni ‘Vol-Vo 4’, këto ishin rolet e tre policëve të arrestuar

Zëri i Amerikës: DEA ndikoi në goditjen e katër grupeve kriminale

Të fundit