Flash News

KRYESORE

‘Koka e KÇK është vetë Rama’, Gjata kujton kryebashkiakët e inkriminuar: Kush i zgjodhi?

Çlirim Gjata, sekretar për çështjet ligjore në PD, ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili duke folur në 107-vjetorin e Policisë së Shtetit ka paralajmëruar sërish prokurorët dhe gjyqtarët e korruptuar se do të jenë nën shënjestër të një ofensive për të luftuar krimin e organizuar gjatë 2020-ës.

Gjata nge disa pyetje lidhur me ligjin anti-KÇK dhe hedh dyshime se kryeministri Rama është i frikësuar.

“Pse Edi Rama u kujtua tani pas dy muajsh prapë për këtë projekt? Pse po u bën presion gjyqtarëve dhe prokurorëve me të ashtuquajturin ligj kundër KÇK?? Fantazma e frikës duket në horizont”, nënvizon Gjata.

Më tej ai kujton rastin e kryebashkiakëve të inkriminuar dhe thotë se koka e KÇK është vetë Edi Rama.

Shënimi në Facebook

Të fundit