Flash News

KRYESORE

“Koka” e trafikantëve të drogës, zbardhet e shkuara kriminale e Endrit Alibejt

“Koka” e trafikantëve të drogës, zbardhet e shkuara

Endrit Alibej, njëri prej tre viktimave mbrëmë në Elbasan nuk është një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe atë ndërkombëtare.

34-vjeçari njihet për të shkuarën e tij kriminale, pasi disa vite më parë u arrestua bashkë me vëllain e tij  Andrea Alibej në Itali, si “kokat” e një bande të trafikut ndërkombëtar të drogës në veri të Italisë. Në atë kohë ai ishte vetëm 29 vjeç dhe u kap me 31 kilogramë kokainë, në vlerë 10 milionë euro.

Droga vinte nga Holanda dhe hynte në Itali nëpërmjet kufirit të veriut. Më pas lënda narkotike, e llojit kokainë, tregtohej në Asti, Udine, Brescia, Savona, Xhenova e zona të tjera të Italisë.

https://politiko.al/atentati-mafioz-ne-elbasan-dy-prej-viktimave-jane-daje-e-nip-u-vrane-kur-po-ktheheshin-nga-festa-familjare/

Të fundit