Flash News

KRYESORE

Kokaina me banane në Durrës, Noka-Ramës: Operacioni u dekonspirua, kush fshihet pas laboratorit ku do përfundonte droga?

Kokaina me banane në Durrës, Noka-Ramës: Operacioni u

Nënkryetari i Komisionit të Sigurisë, njëherësh deputet i PD Flamur Noka deklaron se operacioni për kapjen e 613 kg kokaninë, një sasi rekord e kapur ndonjëherë në territorin shqiptar, u dekonaspirua. Droga u kap pak ditë më parë në një kontenier me banane në Portin e Durrësit.

Ndërkohë, në një deklaratë për mediat, Noka i bën thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj të tregojnë se ku ndodhet dhe kush fshihet pas laboratorit që do të realizonte përzierjen e kokainës së kapur, pasi droga ishte e pastër.

“Xhafaj e Rama nuk japin llogari se pse u dekonspirua operacioni që edhe sot droga e kapur është pa pronar.  Çfarë frike ka Rama pr ta quajtur operacion të suskesshëm të policisë shqiptare? Kush e shtrëngoi të fshihte atë që droga ishte e sinjalizuar nga DEA dhe marina kolumbiane dhe u ndoqën në distancion nga ata. Lanë duar vetëm me shkarkimin e një drejtori në portin e Durrësit. 316 kg kokaina ishte e pastër, Rama duhet të tregojë se ku është laboratori ku kjo drogë do të përzihet dhe kush fshihet pas këtij laboratori. Turp kombëtar më të madh se të shndërrosh vendin në parajsën e drogës dhe krimit të organziuar”, u shpreh Noka.

Deputeti demokrat deklaroi po ashtu se droga ka ardhur me garanci politike.

“Në duart e drejtësië, janë vetëm shoferi dhe pritësi i ngarkesës sepse pronarët e vërtetë nuk zbulohen dhe nuk kapen sepse kujdeset për ta qeveria. Vetë qeveria nuk e kap dot familjen kryeministrore, vëllain e Ramës”, u shpreh Noka.

Të fundit