Flash News

KRYESORE

Kokaina e fshehur në banane/ Krimet e Rënda pranojnë gjykim të shkurtuar për Çekajn

Kokaina e fshehur në banane/ Krimet e Rënda pranojnë gjykim

Tre të akuzuarit për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë nga Kolumbia në drejtim të Shqipërisë kërkuan gjykim të shkurtuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në seancën e sotme. Trupi gjykues, pas kërkesës së avokatëve së Arbër Çekajt, administrator i kompanisë Arbi Garden, në kontenierët e së cilës u gjet droga, Armando Pezakut dhe Donaldo Lushajt pranoi kërkesën e bërë. Në seancë u vendos që më 15 tetor të lexohen konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë.

Në marsin e vitit të kaluar u kapën në Portin e Durrësit 613 kg kokainë, të fshehura në banane. Ngarkesa po shoqërohej nga shoferi Armando Pezaku dhe menaxheri i “Arbri Garden”, Donaldo Lushaj, të cilët u paraqitën për të kryer zhdoganimin. Arbër Çekaj u arratis në Gjermani, ku kërkoi azil, por autoritetet vendosën që ta ekstradonin atë.

Të fundit