Flash News

KRYESORE

Kokaina e kapur në Durrës/ Antimafia italiane: Vazhdoni luftën ndaj krimit të organizuar

Kokaina e kapur në Durrës/ Antimafia italiane: Vazhdoni luftën

Prokurori Kombëtar italian i Antimafias dhe Antiterrorizmit, Federico Cafiero De Raho ka përgëzuar autoritetet shqiptare për sekuestrimin e 613 kg kokainë në Durrës.

“Suksesi i arritur sot në luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike me sekuestrimin e 613 kilogramëve kokainë është një ndër rezultatet e para të strategjisë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, të cilën Qeveria shqiptare po e zbaton fuqimisht, siç munda të mësoj dhe gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, të realizuar me ftesë të Ministrit të Brendshëm”.

Nga ana tjetër, Raho theksoi se autoritetet italiane do të ofrojë mbështetjen e tyre për institucionet gjyqësore dhe për Policinë shqiptare, në mënyrë që të luftojnë sa më mirë krimin e organizuar.

Të fundit