Flash News

KRYESORE

Kokaina në Durrës, Berisha flet me emra: Pas Tahirit, Ramën e merr peng një tjetër ministër

Kokaina në Durrës, Berisha flet me emra: Pas Tahirit, Ramën e

Ish-kryeministri Sali Berisha foli sot para gazetarëve, sapo doli nga selia blu në Tiranë. Çështja që komentoi para kamerave ishte sekuestrimi i 613 kg kokainë, e kapur në një kontenier me banane në Portin e Durrësit, mbrëmjen e 27 shkurtit.

Berisha, ashtu siç ka komentuar gjatë këtyre ditëve edhe në rrjetet sociale, bën përgjegjës për ngarkesën më të madhe të kapur ndonjëherë në territorin shqiptar, kryeministrin Rama dhe vëllain e tij, Olsin.

Ish-lideri i PD thekson po ashtu, se pas Tahirit, një tjetër ministër po e merr peng, ndërsa e ka fjalën për ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ku thotë se aksioni për kapjen e ngarkesës është kryer me partnerët ndërkombëtar.

“Konstatoj që Rama ka përdorur si mburojë ndaj akuzave që bëhen për atë dhe Olsin për drogën dhe ka përdorur si mburojë komunikatën banale që ka lëshuar dje Xhafaj pasi i futi thikën pas shpine me deklaratën e tij mëngjesin e ditës së drogës së madhe kur tha se operacioni u krye nga policia, doganat dhe partnerët ndërkombëtar. Me këtë thikë pas shpine, e vërteta është se Xhafaj dëshmoi se ka tashmë peng Edi Ramën, nuk është vetëm Saimir Trafiku, por tani del edhe Xhafaj e merr peng.

A mund të imagjinoni kryeministër që vendos në profilin e tij statusin e Fatmir Xhafës dhe bërtiste ‘rroftë Xhafa, rroftë Xhafa’. Kjo është për mua çështja e të gjitha çështjeve që u intereson sot shqiptarëve. A e patë lajmin që detërat e portat e Shqipërisë do të jenë rrugë kryesore e drogës në Europë. Rama përpiqet të tymnajë këto zhvillime që shpejt do shënojnë fundin e karrierës së tij si Noriega i Ballkanit, Noriega i Europës”, u shpreh Sali Berisha.

Kokaina në Durrës

613 kg kokainë e pastër u kap mbrëmjen e 27 shkurtit në Portin e Durrësit, në një kontenier me banane, pjesë e kompanisë “Arbri Garden”.

Në pranga ka përfunduar shoferi i kamionit dhe Armando Pezaku dhe administratori i kompanisë Donaldo Lusha.

Droga mendohet se vinte nga Kolumbia, ndërsa në kërkim është shpallur pronari i “Arbri Garden”, Arbër Çekaj.

Të fundit