Flash News

KRYESORE

Kokaina në Durrës/ Gazetarja: Po hetohen lidhjet e biznesmenit Çekaj me eksponentë të mazhorancës

Kokaina në Durrës/ Gazetarja: Po hetohen lidhjet e biznesmenit

Gazetarja Klodiana Lala, ka  publikuar detaje të reja nga aksioni i policisë, i cili u finalizua me kapjen e 613 kg kokainë me vlerë 180 milion euro. Sipas Lalës, policia është përpjekur për të arrestuar administratorin e ‘Arbi-Garden’ SHPK, Arbër Çekaj, por nuk ka arritur t’a gjej deri tani.

Më tej, Lala Marku tha se ka dyshime që ky grup ka lidhje me eksponentë të lartë të mazhorancës së sotme, ndërsa shtoi se polica dhe prokuroria janë shumë pranë atyre që konsiderohen peshqit e mëdhenj, pasi nuk mund të vijë një sasi e tillë pa pasur një mbështetje.

“ Është vepruar shpejt nga policia për të arrestuar edhe administratorin Arbër Çekaj, biznesmen i njohur në disa fusha, në reklama apo veprimtari të ndryshme përveç tregtisë së bananeve, por deri më tani nuk kanë arritur ta gjejnë. Në banesnë e tij në Manzë nuk janë gjetur sende kompromentuese. Shumicën e kohës ai qëndronte në Gjermani. Pikërisht në Gjermani ka pasur dyshime edhe më herët se ishte i përfshirë në trafik droge, por mbeten vetëm dyshime. Po ashtu ka dyshime që ka lidhje me eksponentë të lartë të mazhorancës së sotme. Polica dhe prokuroria është shumë pranë atyre që konsiderohen peshqit e mëdhenj, pasi nuk mund të vijë një sasi e tillë pa pasur një mbështetje”, tha Lala në 'News24'.

Të fundit