Flash News

KRYESORE

Kokaina në port, çfarë deklaroi në Tiranë dy ditë më parë kreu i Antimafies italiane

Kokaina në port, çfarë deklaroi në Tiranë dy

Kryedemokrati Lulzim Basha pretendon se aksioni ku u sekuestruan 613 kilogram kokainë në portin e Durrësit është punë e partnerëve të huaj, por pa përmendur shtetet e përfshira.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shteti, Ardi Veliu konfirmoi se aksioni ishte zhvilluar në bashkëpunim me partnerët e huaj, ndërsa po punohet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

Dy ditë më parë, ishte i pranishëm në Tiranë drejtori i Antimafies italiane, Federico Cafiero De Raho, i cili ngriti alarmin për fuqizimin e grupeve kriminale shqiptare në Itali. Ai theksoi se krimi shqiptar po bashkëpunonte ngushtë me Ndraghetën dhe Sacra Corona Unia, së fundmi edhe në trafikimin e drogërave të forta.

“Krimi shqiptar është shumë i pranishëm në Itali dhe në aleancë të ngushte me Ndraghetën, Sacra Corona Unita dhe grupe të tjera kriminale. Ka një shtrirje në të gjithë bregdetin tonë atë Jonian dhe Adriatik po dhe në pjesën veriore të Italisë . Grupet shqiptare drejtojnë në Itali duke trafikuar drogëra të lehta, por kohët e fundit shqetësim është bërë edhe trafiku i kokainës nga ana e tyre“, u shpreh De Raho.

Sipas drejtorit Veliu, ngarkesa e drogës nga Kolumbia, përpara se të mbërrinte në Shqipëri kishte kaluar tranzit në Itali dhe më pas ishte ankoruar në një prej porteve të Maltës. Ky itinerar konfirmon se autoritetet italiane kanë patur informacion më drogën që kishte destinacion portin e Durrësit.

Foto/ Ky është 25 vjeçari i arrestuar për kokainën e kapur në portin e Durrësit

Të fundit