Flash News

KRYESORE

Kokaina në Spanjë, gazetari Hoxha: Karteli kolumbian ka strukturë në Shqipëri. Shqiptarët nga veriu të lidhur me ta

Kokaina në Spanjë, gazetari Hoxha: Karteli kolumbian ka strukturë

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje sa i takon sekuestrimit të kokainës në Spanjë ku u arrestuan edhe dy shtetas shqiptarë. Hoxha tha se ekziston frika se karteli i rrezikshëm kolumbian ka krijuar një strukturë në Shqipëri dhe kryesisht të lidhurit me ta janë shqiptarë janë veriu.

“Nuk kemi një hetim në Shqipëri për ta dhe nuk i dimë aktivitetet e tyre këtu. Në sasinë e 790 pakove kishte logo të CR7, Cristiano Ronaldos.

Sipas policisë spanjolle, po me fluturim dërgoheshin dhe paratë në Kolumbi. Kemi të bëjmë me kokainë të pastër. Karteli kolumbian po përpiqet të krijojë rrugë në të gjithë vendet, origjina e shqiptarëve që po marrin pjesë në këto grupe janë nga veriu, Tropoja, Has, Kosovë. Policia shqiptare po mundohet të kuptojë nëse karteli kolumbian ka një strukturë këtu në Shqipëri”, deklaroi Hoxha në rubrikën “Opinion” në News24.

Të fundit