Flash News

KRYESORE

Kokaina nga Ekuadori, ish-deputetja e PD publikon itineraret e kompanisë: Llogariteni sa drogë mund të jenë transportuar

Ish-deputetja e PD, Jorida Tabaku ka publikuar të gjitha lëvizjet në rrugë detare të kompanisë ‘Alba Exotic Fruit shpk’, në kontenierët e të cilës u kapën zyrtarisht nga policia 137 kg kokainë e ardhur nga Ekuadori.

Sipas të dhënave në këtë tabelë, rezulton se kompania ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar, pra në drejtim të Shqipërisë.

“Secili prej nesh e ka të thjeshtë të kryejë llogaritë se sa kg kokainë mund të jenë transportuar. Një nga kriteret e vendosura nga Bundestag lidhet me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shndërrimin e Shqipërisë në nje bazë për drogat e forta dhe nyjë në trafikun ndërkombëtar”, shkruan Tabaku në rrjetet sociale.

Reagimi i plotë:  

Shqipëria e cila kërkon integrimin në BE është kthyer në një vend kyç sa i takon drogërave, janë 3 raste të paraqitura për publikun këto ditë që vërtetojnë protagonizmin (ashtu si është bërë e udhës këto 6 vitet e fundit) në trafikun ndërkombëtar të drogës.

Rasti më i bujshëm ishte ai i disa ditëve më parë ku një sasi rekord kokaine u kap falë nderhyrjes se DEA-s. Por porositësi i shpëtoi aksionit.

Faqja që tregon udhëtimet e anijeve me ngarkese zbulon se kompania Alba Exotic Fruit shpk, (https://panjiva.com/Alba-Exotic-Fruit-Shpk/29513544) ka kryer 151 udhëtime me të njëjtin intenerar. Secili prej nesh e ka të thjeshtë të kryejë llogaritë se sa kg kokainë mund të jenë transportuar.

Një nga kriteret e vendosura nga Bundestag lidhet me trafikimin e lëndëve narkotike dhe shndërrimin e Shqipërisë në nje bazë për drogat e forta dhe nyjë në trafikun ndërkombëtar.

Integrim do të thotë plotësimi kushteve, kjo e fundit do të thotë vullnet politik dhe kjo mungon. Shqipëria dhe shqiptarët nuk mund të jenë peng i politikës së kësaj qeverie dhe mazhorance. Shqipëria ka nevojë për politikanë seriozë, për rezultate konkrete e jo për propagandë. Trafiku i drogës e lufta ndaj krimit të organizuar përherë e më shumë po theksohen si kritere si shkak i mungesës së progresit në to!

Nuk eshte kjo Shqiperia qe meritojne femijet tanë, nuk ështe kjo reuga Europiane e Shqipërisë! Me Edi Ramën nuk mund të ketë Shqipëri europiane!

Të fundit