Flash News

KRYESORE

Kokaina me vlere 180 milion euro, gazetari: Do ketë vrasje, trafikantët nuk e falin tradhtinë

Kokaina me vlere 180 milion euro, gazetari: Do ketë vrasje,

Gazetari investigativ, Flamur Vezaj ka reaguar në lidhje me kokainën e kapur në Maminas të Durrësit. Vezajt, i cili prej disa muajsh është zhvendosur në SHBA, mendon se kjo sasi rekord ka pasur garanci nga njerëz me pushtet në Shqipëri, ndërsa paralajmëron se pasojat do të ndihen në ditët në vazhdim, pasi trafikantët nuk e falin tradhëtinë.

Nëpërmjet një statusi të publikuar në 'Facebook', me titullin 'Xibraka 2', Vezaj hedh edhe disa hipoteza për personat që mund të fshihen pas ngarkesës.

Statusi i plotë:

“Xibraka 2”

613 kg kokaine nga Kolumbia!! Sasia me e madhe e kapur ndonjehere ne Shqiperi por edhe ne rajon! Bravo Policise dhe Doganava!!!! Por une mendoj se nje ngarkese e tille, me vlere qindra milion euro nuk niset pa nje garanci!! Atehere kush i tradhetoj, thua qeni antidroges e nuhati rastesisht apo metodat “speciale te rriskut” doganore?! Une mendoj se asnjera nga keto pasi “thashethemet” (burimet me thone) se eshte e njejta dore e biznesmeneve financues qe nuk u arrestuan edhe ne rastin “Xibraka 1”.

Nuk u arrestuan pasi autoritetet gjermane nuk kishin besim te dorezonin pergjimet te pala shqiptare dhe prokuroria u mjaftua me flagrancen duke lene te lire te gjithe biznesmenet e tjere te njohur ne fushen e ndertimeve ne Tirane e Fier si dhe investitoret (pa asnje biznes) ne klube sportive ku njeri prej tyre njihet edhe si personi qe drejton kontrabanden ne dogana! E qe dyshohet se eshte personi qe tradhetoj ngarkesen! Po kush fshihet pas kompanise se bananeve te A.Cejkut qe eshte shpall ne kerkim!

Kush eshte familjari i tij, pronar klubesh e karburantesh qe prej vitesh nuk bie ne sy ne fushen e trafikut te drogave te forta qe Shqiperine e perdore si tranzit drejt Holandes e vendeve tjera te BE-se te lidhur ne ortakeri me disa nga pjesetaret e bandes se shpallur te pafajshem vitet e fundit ne Shqiperi!

Po per ortaket ne Shqiperi, po heton njeri, per ate investitorin e nje HEC-i ne vend e pronar lokalesh te njohur ne ish-bllok apo ate prane Gjykates se Tiranes dhe pronarin e nje prej resorteve te njohur ne bregdetin e Durresit!!? A thua do ta zbardh kete dosje i besuari kryesor i Adriatik Llalles tashme qe ka mbet ne krye te Krimeve te Renda B.Hajdarmataj apo do ta arkivoj si per bashkepunetoret e “Xibraka 1” ose me sakte si vrasjet e shumta ne Tropoje ku per shume kohe ishte drejtues i prokurorise!

Apo edhe per faktin se ai i njeh disa nga keto te perfolurit se i ka nga zona e tij e qe pas vitit 1997 pjesetar te familjes Haklaj kane vrare disa burra te familjes se ketyre personave tashme te dyshuar ne trafikun e kokaines! E per te ju kthyer perseri “Xibrakes 1” e biznesmeneve te njohur ne vend, ku dy prej tyre kane shtuar masat e sigurise personale e te afermeve, me le te kuptohet se ketu dyshohet per tradheti e per ngarkesa te tilla trafikantet nuk te falin! Uroj qe “qeni” nuhates i policise te kete marr masat mire se pasojat do te ndihen pas disa diteve!

Të fundit