Flash News

KRYESORE

Kokainë dhe marijuanë me “mushkonja” nga Shqipëria, arrestohen 7 persona në Itali

Kokainë dhe marijuanë me “mushkonja” nga Shqipëria,

Shkatërrohet një bandë e trafikut ndërkombëtar të drogës, ku të përfshirë janë shqiptarë dhe italianë.

7 prej anëtarëve të bandës kanë rënë në pranga, mes tyre edhe shqiptarë. Autoritetet policore të Riccione-s, nën drejtimin e antimafias së Bolonjës kanë ekzekutuar urdhër-arrestet e lëshuar që në 2015.

Mësohet se banda transportonte lëndë narkotike të llojit kokainë dhe marijuanë me avionë të vegjël, por pa u specifikuar periudha e trafikimit.

Policia sqaroi se procedimi për këtë bandë trafikimi ka nisur disa vite më parë dhe tani zbatohet fletët e arrestit të prokurorisë së Bolonjës.

Të fundit