Flash News

KRYESORE

Kokainë dhe tetë mijë euro në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Kokainë dhe tetë mijë euro në makinë, arrestohet

Një shqiptar ka rënë në prangat e karabinierëve italianë, pasi në mjetin e tij u gjet një sasi kokaine, si dhe një shumë parash prej 8 mijë eurosh.

40-vjeçari u arrestua në Stezzano të Italisë  nga strukturat e antidrogës, pasi gjatë kontrollit në mjetin e tij tip ‘Fiat’ policia gjeti 40 gram kokainë të ndarë në 29 pjesë, si dhe tetë mijë euro cash.

Po ashtu, gjatë kontrollit në banesën e shqiptari, u gjetën edhe dy peshore elektronike dhe materiale të ndryshme për paketimin e lëndëve narkotikëve.

Të fundit