Flash News

KRYESORE

Kokainë në banane/ Dërgohen për gjykim 8 shqiptarët e arrestuar në Gjermani

Kokainë në banane/ Dërgohen për gjykim 8 shqiptarët e

Tetë shqiptarë janë dërguar për gjykim nga autoritetet gjermane në qytetin bavarez të Landshut, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar kokaine. Sipas prokurorëve ata rrezikojnë deri në 15 vite burg nëse shpallen fajtorë.

Shqiptarët akuzohen se kanë futur 1.8 ton kokainë nga porti i Hamburgut, brenda kontenierëve me banane. Droga mbërrinte në Europë nga Ekuadori.

Autoritet gjermane zbuluan skemën e shqiptarëve në vitin 2017-të, ku në disa supermarkete u zbulua kokainë brenda kutive të baneneve, e cila nuk ishte hequr nga trafikanët.

Operacioni i arrestimit në Gjermani është organizuar në mënyrë të ngjashme me operacionin në Maminas të Shqipërisë, më 28 shkurt të 2018-ës, ku u përfshi kompania ‘Arbi Garden’.

Policia gjermane kishte lejuar që kokainë të hynte brenda magazinës me banane dhe më pas ka ndërhyrë për të arrestuar të dyshuarit.

Të fundit