Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Kokëdhima flet si opozitë: PD ka sot një avantazh moral të dhuruar nga Edi Rama
Kryetari i Partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima ka reaguar pas nisjes së takimit të kryeministrit Edi Rama me kryeopozitarin Lulzim Basha në Presidencë. Në një reagim të gjatë me titull “Pazaret që nuk duhet bërë sot”, Kokëdhima kërkon nga Basha që të mos bëjë pazare me Ramën në kurriz të votës së lirë dhe reformës zgjedhore.
Sipas Kokëdhimës, Rama i ka dhuruar sot PD-së një avantazh moral që është ajo e zgjedhjeve të lira dhe kjo kauzë për të është gjithnjë fituese.
Reagimi i plotë i Koço Kokëdhimës:
Pazaret që nuk duhen bërë sot!
Zhvillimet e orëve të fundit, mesazhet për dialog dhe propozimet konkrete për të mundësuar një proces të ndershëm zgjedhor, të aftë të ngjallë besim dhe siguri për popullin shqiptar, duhen përshëndetur. Këto orë janë vendimtare për betejën që ka nisur Zgjidhja dhe Opozita për instalimin përfundimtar të institucionit të zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Asgjë nuk duhet të na shmangë nga ky objektiv që përbën mëmën e të gjitha reformave në Shqipëri. Thirrjet e Edi Ramës se opozita ka frikë nga reforma në drejtësi nuk e fshehin dot makthin që ai ka nga reforma zgjedhore. Çjerrjet e Ramës s’janë veçse një ekran tymi për të fshehur prapaskenat ku po luhet një tragjedi e vërtetë shekspiriane me metodat nga më të shëmtuara për ta detyruar popullin shqiptar të shkojë në zgjedhje pa reformë zgjedhore. Kryeministri, si hajduti, thërret: "kapeni hajdutin". “Zgjidhja” i kërkon publikisht edhe një herë lidershipit të opozitës, të rikthehet pa humbur më kohë në Parlament dhe të votojë ato ligje që kanë mbetur nga Reforma në Drejtësi. Vetëm kështu i hiqet çengeli i fundit dhe alibia ku janë kapur Edi Rama dhe klika e tij, të cilët, pasi kanë uzurpuar Partinë Socialiste dhe të majtën shqiptare, po synojnë që të kapin edhe të ardhmen e Shqipërisë. “Zgjidhja” i kërkon me forcë qeverisë, lidershipit të Partisë Socialiste dhe asaj pjese të faktorit ndërkombëtar, pre e manipulimit të Edi Ramës, që të ndalojnë urgjentisht presionet dhe ofertat e pista, si mjet dhune psikologjike mbi forcat politike dhe qytetarët, që janë rreshtuar për kauzën e zgjedhjeve të lira në Shqipëri. Gjatë orëve te fundit, faktorë të brendshëm dhe segmente ndërkombëtare të painformuar mirë apo të keqpërdorura, arritën kulmin duke përdorur “kulaçin” dhe “kërbaçin” ndaj opozitës. Synimi i tyre i vetëm është ta çojnë vendin sa për “sy e faqe” në zgjedhje. Këto lloj zgjedhjesh nuk na çojnë asgjëkund, përveç se në konfrontim, destabilizim, konflikt dhe në shpërthime sociale të rrezikshme për paqen, sigurime, ekonominë dhe jetën e popullit shqiptar.
Klasa politike shqiptare po shantazhohet nga diplomatët e huaj, të cilët po tejkalojnë kufizimet e mandatit që përcakton Konventa e Vjenës, vetëm e vetëm për të arritur gjunjëzimin e atyre politikanëve shqiptarë që nuk duan të bëhen pjesë e procesit të dyshimtë dhe jodemokratik elektoral. Partia “Zgjidhja” përshëndet dhe inkurajon vendosmërinë e partive që nuk ranë pre e tundimeve, dhe joshjeve me para të fëlliqura dhe me pazare për pushtetin e nesërm të ngritur mbi kolona rëre. Këto parti që, si “Zgjidhja”, nuk pranuan që të bëhen pjesë e një procesi zgjedhor që përçan popullin dhe prodhon një opozitë të emëruar, nesër do të jenë ballëlarta përpara anëtarëve dhe simpatizantëve të tyre. Ato do të jenë pa asnjë dyshim fitueset e vërteta morale të një procesi të lirë dhe të ndershëm zgjedhor. Këto javë kanë qenë të vështira për ato forca politike dhe për ata politikanë që ende besojnë tek ideali i sundimit të shtetit të së drejtës, të ligjit, të votës së lirë dhe të ndershme. Për fat të keq, disa prej politikanëve, edhe pse të veshur me petkun e reformatorëve përparimtarë, ranë në grackën e pushtetit.
Ata u përpoqën të bëheshin hienat e votave të partive që janë të vendosura për bojkotin e këtij procesi zgjedhor të kompromentuar që në gjenezë. Në këtë situatë, kur ende ka shumë shanse që palët të ulen në bisedime, “Zgjidhja” bën thirrje që të mos lëshohet asnjë milimetër pe dhe të ruhen të paprekshme kërkesat në të gjitha drejtimet ku është luftuar deri tani: për Reformën Zgjedhore, për ndryshimin e Kodit Penal, për zgjedhjet, për votimin dhe numërimin elektronik dhe për shtyrjen e datës së zgjedhjeve deri në vjeshtë, si e vetmja mënyrë për realizimin e plotë dhe jo gjysmak të këtij revolucioni demokratik të vonuar shqiptar. Asnjë marrëveshje që nuk garanton zgjedhje të lira e të ndershme si në Gjermani, Angli, Francë dhe SHBA nuk duhet pranuar, por duhet refuzuar me vendosmëri. Shqiptarët meritojnë zgjedhje me standarde të njëjta si në gjithë botën demokratike. OSBE/ODIHR-i ka dështuar në çështjen e zgjedhjeve. Prezenca e tyre nuk e ka ndihmuar Shqipërinë të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme, siç zhvillohen në vendet e tyre. Më 1991 shqiptarët hodhën poshtë regjimin e vjetër, por një çerek shekulli më vonë pushtetet e njëpasnjëshme nuk ia kanë arritur të ngrenë një demokraci të tipit Perëndimor.
Për këtë përgjegjësinë e mban gjithmonë pushteti dhe jo opozita. Kjo ishte e vlefshme, si dje kur socialistët ishin në opozitë, edhe sot kur ata janë në pushtet. Prandaj Edi Ramës dhe këshilltarëve të tij, të cilët e drejtojnë këtë vend jua ripërsërisim: mos e çoni vendin drejt një greminë, që do t’u thithë juve të parëve. Është koha për t’i hequr “Rilindjes” suaj erën e drogës dhe të eurove të grabitura nga taksat e popullit shqiptar. Kush bën pazar kundër zgjedhjeve të lira do të përgjigjet, jo vetëm përpara historisë, por edhe para këtij populli të drobitur nga kjo klasë politike. Edhe diçka të fundit: PD dhe PS, Sali Berisha dhe Edi Rama janë respektivisht dy parti dhe dy liderë të kriminalizuar deri në palcë edhe për sa i përket zgjedhjeve dhe proceseve zgjedhore. PD, sot ka një avantazh moral të dhuruar nga Edi Rama: Ajo po mban në dorë flamurin e luftës për zgjedhje të lira e të ndershme. Ky është një bonus i pamerituar.
Pavarësisht kësaj, një gjë është shumë e qartë: kauza e zgjedhjeve të lira është kauzë fituese. Fronti që mbron këtë kauzë nuk duhet të trembet, nuk duhet të bëjë asnjë lëshim. Kush mbron zgjedhjet e lira e të ndershme, është i fituar. Kush tërhiqet nga kjo kauzë është i humbur. ZGJIDHJA nuk do hyjë kurrë në zgjedhje pa reformë zgjedhore, pa identifikim dhe numërim elektronik minimalisht dhe pa masa të rrepta ligjore që do e reduktonin plotësisht hapësirën për batërdisjen e zgjedhjeve. Si mund të shkojmë në Europë, duke vjedhur e shqyer votat e njëri-tjetrit? Këto janë mashtrime dhe gënjeshtra të certifikuara nga burokratët e Brukselit. Bllofin e Edi Ramës nuk e ha asnjë njeri me mend. Pushteti që ngrihet mbi zgjedhje të manipuluara është tigër prej letre dhe i ka orët e numëruara! Të shpëtojmë zgjedhjet! Të shpëtojmë paqen! Të shpëtojmë stabilitetin! Të shpëtojmë Shqipërinë! Lërini të shiturit të flenë në shtratin e tradhtisë! Askush të mos trembet nga kërcënimet! Populli ynë është i vetmi Zot i vërtetë në këtë vend!
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38