Flash News

KRYESORE

Kokëdhima: OSBE/ODIHR dhe BE nuk ndihmuan në zgjedhje të lira

Kokëdhima: OSBE/ODIHR dhe BE nuk ndihmuan në zgjedhje të lira

Kryetari i Partisë “Zgjidhja” Koço Kokëdhima i ftuar në Ora News tha se misionet ndërkombëtare që monitorojnë zgjedhjet në Shqipëri nuk kanë ndihmuar popullin shqiptar për zgjedhje të lira. Ai tha se ndërkombëtarët duhet të bëjnë presion mbi elitën tonë politike.

Kokëdhima: Lidhur me zgjedhjet dua të them që Shqipëria, populli me një vetëdije të thellë e ka përcaktuar të ardhmen e vet në familjen europiane dhe populli jonë asistohet nga OSBE ODIHR dhe nga shumë vende të BE për zgjedhjet. Por në këtë drejtim unë mendoj se kjo asistencë dhe këto misione nuk e kanë ndihmuar popullin shqiptar që të bëjë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Shqipëria është i vetmi vend në kontinent që nuk bënd dot zgjedhje me standard dhe të gjitha zgjedhjet i ka të kontestuara. Kjo ideja që mbyllim sytë, ose themi zgjedhje të pranueshme mendoj se është një gje që nuk e ndihmon Shqipërinë.

Unë pres dhe besoj që gjithë qytetarët të interesuar për lirinë e tregut politik, qoftë për liderët, programet platformat kanë një alet që presin shumë më tepër që janë aleatët ndërkombëtarë të cilët duhet të rrisin presionin. Ne e dimë shumë mirë sesa servilë janë qeveritarët e korruptuar të Tiranës ndaj çdo diplomati të huaj. Janë servilë dhe të ndjeshëm ndaj cdo vërjetje të tryre dhe nuk kanë ndjeshmëri për popullin shqiptar.

Tare: Cfarë përgjegjësie kanë ndërkombëtarët dhe OSBE ODIHR për servilizin  sic po thoni jut ë politikanave tanë?

Kokëdhima: Ne nuk po themi se do i bëjnë zgjedhjet ata, po duhet të ushtrojnë ndikimin e tyre tek kjo elitë politike. 

Të fundit