Flash News

KRYESORE

Kokëdhima: Rama, gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë për karrigen e tij

Kokëdhima: Rama, gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë

 

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook kreu i lëvizjes Zgjidhja, Kocco Kokëdhima ka deklaruar se Edi Rama, ka mbrojtur me kokëfortësi interesin dhe pushtetin personal në dëm dhe në injorim të interesit të së majtës dhe të popullit.

Statusi i plotë:

“Rama, gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë për karrigen e tij

Gjatë bashkëbisedimit me socialistët dhe mbështetësit e lëvizjes ZGJIDHJA në Korçë deklarova se Edi Rama, disa herë, ka mbrojtur me kokëfortësi interesin dhe pushtetin personal në dëm dhe në injorim të interesit të së majtës dhe të popullit. Në vitin 2009 ai refuzoi koalicionin me LSI dhe i dha edhe 4 vite të tjera pushtetin Berishës vetëm sepse kërkonte më shumë pushtet personal. Për të njëjtën arsye në vitin 2011 Rama e çoi në humbje Partinë Socialiste në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Ndërsa tani, si Saliu, ai është gati t’i vërë zjarrin Shqipërisë për karrigen e tij.”

Të fundit