Flash News

KRYESORE

Kokëdhima: Të huajt dështuan që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme

Kokëdhima: Të huajt dështuan që Shqipëria të

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook kreu i lëvizjes Zgjidhja Koço Kokëdhima ka zgjedhur të flasë për punën e diplomatëve të huaj në zgjidhjene  situatës politike në Shqipëri.

Sipas tij misionet e huaja të monitorimit dhe çertifikimit, kanë dështuar plotësisht të ndihmojnë Shqipërinë të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme.

Statusi i plotë:

Të huajt dështuan që Shqipëria të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme

Anëtarëve dhe mbështetësve të partisë Zgjidhja në Pogradec u thashë se misionet e huaja të monitorimit dhe çertifikimit, kanë dështuar plotësisht të ndihmojnë Shqipërinë të bëjë zgjedhje të lira e të ndershme. Diplomatët e huaj kanë në Tiranë ndikimin më të madh që kanë shërbimet e ngjashme dhe kolegët e tyre në vendet e tjera. Kjo ndodh jo vetëm për faktin se qeveritarët e politikanët e Tiranës, sa janë brutalë e arrogantë me qytetarët dhe popullin e Shqipërisë, aq edhe më shumë janë servilë e të përunjur ndaj diplomatëve të huaj, por ciç e dimë të gjithë, këta qeveritarët tanë janë të korruptuar e të kapur dhe lehtësisht të shtërnguar nga presioni ndërkombëtar.

 

Të fundit