Flash News

KRYESORE

Kokëdhima vazhdon fushatën brenda së majtës, takim me socialistët: Unë kryeministër për t’i kthyer pushtetin popullit

Kokëdhima vazhdon fushatën brenda së majtës, takim me

Gjatë një takimi me socialistët dhe mbështetësit e partisë “ZGJIDHJA” në Pogradec, drejtuesi i saj, Koço Kokëdhima deklaroi se partia e tij nuk do të futet në zgjedhje parlamentare me sistemin aktual zgjedhor.

Ai akuzoi dy partitë e mëdha për manipulim të zgjedhjeve, ndërsa kërkoi që pushteti t’i kthehet popullit.

“ZGJIDHJA nuk do futet kurrë në zgjedhje jo gjithëpërfshirëse. “Zgjidhja” nuk do futet kurrë në zgjedhje pa opozitën. “Zgjidhja” nuk do të legjitimojë kurrë zgjedhje që përçajnë popullin tonë. “Zgjidhja” do udhëheqë luftën për zgjedhje të lira e të ndershme. Ne nuk do të futemi në zgjedhje që i administrojnë partitë e mëdha. Ne nuk do të pranojmë kurrë të futemi në zgjedhje me këtë sistem. Ne nuk do t’ia besojmë kurrë numërimin dhe administrimin e votave tona Rilindjes dhe PD-së!”- u shpreh Kokëdhima përpara të pranishmëve. Duke komentuar anulimin e zgjedhjeve të parashikuar në Kavajë të dielën, Kokëdhima tha se ai e kishte  paralajmëruar këtë.

Kokëdhima është kthyer në një prej kundërshtarëve më të mëdhenj të kryeministrit Edi Rama, pavarësisht raporteve të ngushta që  ata kanë patur me njëri-tjetrin.

Të fundit