Flash News

KRYESORE

Kokëfortësia duhet të ndalet, klubi i madh anglez ka trajnerin me Koronavirus

Kokëfortësia duhet të ndalet, klubi i madh anglez ka trajnerin me

Më kokëfortët në futbollin europian deri më tani ishin anglezët, por gjërat duket se do të ndryshojnë. Premier League ishte planifikuar të luhej me tifozë, krejt normalisht, edhe fundjavën e ardhshme, por Arsenali sapo njoftoi zyrtarisht se trajneri Mikel Arteta ka dalë pozitiv në testin e Koronavirusit.

Ekipi londinez do të futet në karantinë, ashtu si Real Madrid, Juventusi dhe disa skuadra të tjera europiane. Nuk do shumë mend për t'u parashikuar se kampionati anglez nuk mundet të vijojë normalisht.

Nëse shumica e shteteve europiane kanë marra masa për virusin vdekjeprurës, deri tani në ishullin britanik shkollat vijojnë të jenë të hapura, ashtu si edhe stadiumet. Pritet një vendim i ri shumë shpejt.

Të fundit