Flash News

KRYESORE

KOKSH lë jashtë Lojrave Mesdhetare sportin e peshëngritjes, Çalaj: Vetëm në Shqipëri ndodh diçka e tillë

KOKSH lë jashtë Lojrave Mesdhetare sportin e peshëngritjes,

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar, në një mbledhje të fundit të Kryesisë ka vendosur të lerë jashtë Lojërave Mesdhetare sportin e peshëngritjes, nisur nga rezultatet e analizave të kohëve të fundit për disa sportistë të këtij sporti që kanë rezultuar me doping.

Peshëngritësi Briken Çalja, kampion Evrope, është shprehur se vetëm në Shqipëri ndodh diçka e tillë.

Afati 21-ditor për përgjigjet e analizave të dopingut ka kaluar, dhe nga autoritetet shqiptare nuk ka ende një njohje për këto medalje.

“Besoj se është i vetmi rast në botë që merret një vendim i tillë për të dënuar sportistë medalistë për mospjesëmarrje në çdolloj aktiviteti. Sidomos në Lojërat Mesdhetare, ku ne luftojmë me bindje të plotë për medalje. Minimalisht peshëngritja do të sillte 6 medalje nga ky turne. Arsyeja është se jemi kapur me doping dikur dhe s’duhet të marrim pjesë. Ne jemi sportistë aktivë, unë jam kampion Europe. Nuk ka shtet në botë apo ligj që ndalon një sportist aktiv të marrë pjesë në një garë. I vetmi rast është ky i yni”, ka thënë sportisit Briken Çalja.

Ende nuk ka një shkresë zyrtare të publikuar për këtë vendim, por pritet që javën e ardhshme të zbardhet dhe argumentimi i vendimit të Kryesisë, nëse do të mbetet ende në fuqi.

Lojërat Mesdhetare do të zhvillohen në Terragona të Spanjës, nga data 22 qershor deri më 1 korrik.

Të fundit