Flash News

KRYESORE

KOKSH lë peshëngritësin Erkand Qerimaj jashtë listës së 10 sportistëve më të mirë

KOKSH lë peshëngritësin Erkand Qerimaj jashtë listës

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar nderoi 10 sportistët e vitit në një ceremoni të ditës së djeshme,ku ajo që bie në sy është mungesa e peshëngritësit shkodran, Erkand Qerimaj. Vetë Qerimaj ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale.

“Të jesh sportisti më i mirë në Shqipëri për vitin 2017 në renditjen e Federatës Botërore Të Peshëngritjes, të marrësh medalje në Europian (të argjendtë e të bronztë), të jesh medalist botëror si i treti në botë, nuk mjafton të futesh në 10 sportistët më të mirë në Shqipëri! Nuk e kuptoj, çfarë kriteresh duhen që të jesh në 10 sportistët më të mirë në Shqipëri? Turp për Federatën, por edhe për Komitetin Olimpik”, shkruan sportisti në postimin e tij. Erkand Qerimaj e mbylli në vendin e katërt Botërorin e Anaheimit në SHBA, por përfitoi medaljen e bronztë pasi rivali i tij rezultoi me doping.

Të fundit