Flash News

KRYESORE

“Kolaveri në burg tentoi të më vrasë djalin!”, pas atentatit, babai i Gazmir Dacit thirrje Qeverisë: Reago ose do bëj vetëgjyqësi

“Kolaveri në burg tentoi të më vrasë djalin!”,

Gjatë natës një atetntat me ekspoziv u bë në shtëpinë e Gazmir Dacit, i dënuar me 35 vite burg për vrasjen e njërit prej vëllezërve Kolaveri dhe plagosjen rëndë deri në paralizë të vëllait tjetër.

I ati i Gazmir Dacit, në një lidhje telefonike nga jashtë Shqipërisë për gazetaren e News 24, i ka bërë thirrje kryeministrit  Rama dhe qeverisë që të marrë masa përndryshe do bëjë vetgjyqësi.

“I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverise që të marrë masa. I bëj thirrje dhe familjes Kolaveri se nuk ka punë me fëmijët dhe gratë, por me mua. Do ia shpërble në atë mënyrë që do i ikë truri”, tha Xhelal Daci.

Më tej ai shprehet me siguri të plotë se Saimir Kolaveri është autori i cili disa herë ka vënë ekploziv në biznesin por edhe shtëpinë e tij. Madje shton se ai ka tentuar të vrasë dhe Gazmirin në burg.

Pjesë nga deklarata e Xhelal Dacit dhënë për News 24:

Autori është Saimir Kolaveri. I bëj thirrje shtetit që të gjeje personat se është rasti i katërt. Të mos mbrohen nga prokurori Arben Nela se e kanë njeriun e vet. Saimir Kolaveri nuk i kam bo gjë, çfarë kam me i bo. Ne kemi kërkuar mbrojtje e nga policia, ata vijnë dhe ikin. Unë nuk kam me njeri konflikte përveç Kolaverit. Ai shkoi të më vrasë djalin në burg. I bëj thirrje kryeministrit dhe qeverise që të marrë masa. I bëj thirrje dhe familjes Kolaveri se nuk ka punë me fëmijët dhe gratë, por me mua. Do ja shpërblej në atë mënyrë që do i ikë truri. Unë kam 7 muaj që kam dalë nga burgu dhe shteti ka thënë se do ju mbroj, por nuk ka bërë asgjë.

Nëse nuk merren masat, do t’i marr vetë. Përplasjet mes nesh kanë nisur për një vrasje, përpara vrasjes kanë tentuar mua të vrasin në lokal. Unë i fala. Ata pas një viti i dolën djalit në rrugë dhe djali për vetëmbrojtje vrau Valmir Kolaverin.

Ata e përndiqi djalin tim, sepse ata punonin me trafikun e qenieve njerëzore. Unë u thashë atyre që nuk ua jap djalin për punë. Do e paguajnë shumë shtrenjtë. Nuk kam frikë le të quhet kërcënim. Do bëjmë vetëgjyqësi kur shteti nuk merr masa. Nuk kam frikë nga ndjekje penale.

Djali është i dënuar me 35 vite burg dhe ma ka dënuar prokurori Arben Nela. Po kërcënoj se nuk duroj dot më tritolit e Saimir Kolaverit. Do kthehem së shpejti dhe do mësojnë se kush është Xhelal Daci.

Të fundit