Flash News

KRYESORE

Kolegji rrëzon padinë për mosregjistrimin e komisionerëve, PD: Do njoftojmë ndërkombëtarët

Kolegji rrëzon padinë për mosregjistrimin e komisionerëve,

Kolegji Zgjedhor ka vendosur që të rrëzojë padinë e bërë nga Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim. Partitë opozitare nuk ishin dakord me vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me mosregjistrimin e komisionerëve të KZAZ-ve dhe ngritën padi.

Kur Kolegji vendosi që padinë ta dokumentonte si një të vetme, veprimi u përshëndet nga sekretari i Çështjeve zgjedhore në PD, Ivi Kaso.

Por më pas, si PD dhe LSI shprehën zhgënjimin për këtë vendim sipas tyre aspak të drejtë.

Sekretari i Çështjeve zgjedhore në PD, u shpreh në Gjykatën Penale se ky rast do të dokumentohet dhe do të përdoret si fakt në raportin përfundimtar, ku do të vihen në dijeni edhe aktorët ndërkombëtarë që merren me vëzhgimin e zgjedhjeve.

Të fundit