Flash News

KRYESORE

Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ dekretin e presidentit përmes Idajet Beqirajt, lë në fuqi 30 qershorin

Kolegji Zgjedhor ‘rrëzon’ dekretin e presidentit përmes

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” kërkesën e kreut të Partisë Uniteti Kombëtar, Idajet Beqiraj i cili kërkoi ç’regjistrim nga zgjedhjet e 30 qershorit, pas dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve lokale.

Kolegji shqyrtoi kërkesën e Beqirajt, pasi ishte Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që fillimisht nuk e pranoi kërkesën e tij.

Për këtë arsye, Beqiraj e ankimoi çështjen në Kolegjin Zgjedhor, i cili sot në një seancë të zhvilluar me një trupë të përbërë nga Tomor Shkreli, Ridvan Hado, Lindita Sinanaj, Artur Malaj dhe Shkëlqim Mustafa u njoh me pretendimet e të dyja palëve.

Kryetari i Partisë Uniteti Kombëtar, tha se nuk e pranon 30 qershorin në kushtet e krizës politike duke kërkuar çregjistrimin.

“Nuk pranoj 30 qershorin në kushtet e krizës politike. Ishim të bindur se në 30 qershor do bëheshin zgjedhje. U kapëm në befasi nga Dekreti i presidentit. Kërkojmë çregjistrim nga zgjedhjet. Kolegji duhet ta zgjidhë këtë ngërç të krijuar”, deklaroi Beqiri para Kolegjit Zgjedhor.

Sipas tij, vendimi i KQZ për mos çregjistrimin e partisë së tij në koalicion me socialistët, është i pavlefshëm.

Nga ana tjetër, juristi që përfaqësonte KQZ e cilësoi vendimin të drejtë, pasi nuk e njeh dekretin e presidentit që anulon zgjedhjet të vlefshëm, pasi që në krye të herës KQZ e cilësoi si ‘nul’ dhe një akt individual, që nuk prodhon efekte juridike dhe si i tillë nuk zbatohet.

Në kushte të tilla, ky vendim i Kolegjit Zgjedhor nuk e njeh dekretin e presidentit që parashikon anulimin e zgjedhjeve vendore, ndonëse akti ka hyrë në Fletoren Zyrtare, përkthehet edhe si ‘fjala e fundit’ se në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhjet vendore.

Të fundit