Flash News

KRYESORE

Kolonë 1000 metra në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri

Kolonë 1000 metra në vendkalimet kufitare Kosovë-Shqipëri

Nga Kosova drejt Shqipërisë në orët e para të mëngjesit të sotëm kishte kolonë 1000 metra me pritje 40-50 minuta, në vendkalimin kryesor në autostradën e kombit, në Vërmicë-Morin.

Sipas raportimeve të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, kolonat nga fillimi i gushtit arrinin edhe 1500-2000.

Në fluksin drejt bregdetit shqiptar, në dy vendkalimet e tjera kufitare, në Qafë të Prushit kalohej për 2-3 minuta e në Qafë të Morinës për 1-2 minuta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik, në Kosovë kjo javë do vazhdojë me mot me diell dhe pjesërisht të vranët, me temperatura maksimale të ditës deri 36 gradë Celcius.

Të fundit