Flash News

KRYESORE

Koloneli italian: Tregu i heroinës në duart e shqiptarëve, lidhje me organizatat e huaja

Koloneli italian: Tregu i heroinës në duart e shqiptarëve, lidhje

Trafiku i heroinës është në duart e shqiptarëve. Ky është alarmi që ka ngritur koloneli italian Paolo Storoni, në një prononcim për ‘Corriere de la Serra’.

Ai ngre shqetësimin se ka prova se në zonën e Bergamos janë shqiptarët ata të cilët “bëjnë ligjin” për shpërndarjen dhe trafikimin e heroinës.

“Në krahinën e Bergamos tregu është në duart e shpërndarësve shqiptarë që kanë një rrjet të mirë në territor, marrëdhënie të drejtpërdrejta me organizatat e huaja dhe nuk kanë kontrast nga krimi italian. Ndryshe nga Milano ku mbizotëron 'ndrangheta. Krimi i organizuar përhapet mbi një territor duke filluar nga prania e personaliteteve të shquara”, shprehet koloneli, i cili kërkon rritjen e nivelit të aksionit kundër çdo shpërndarës të thjeshtë droge deri në nivelet më të larta të organizimeve të tyre.

Sipas gazetës italiane, të dhënat më të fundit për vitin 2017, raportojnë se në zonën e Bergamos u sekuestron 32 kg heroinë nga 622 kg drogë në total./politiko.al/

Të fundit