Flash News

KRYESORE

Komandanti i stacionit zjarrfikës në Tiranë: 320 raste të bllokimit të dyerve të ashensorëve në një vit

Komandanti i stacionit zjarrfikës në Tiranë: 320 raste të

Në Tiranë janë shtuar rastet kur qytetarët bllokohen në ashensor. Në këto raste ata  telefonojnë menjëherë zjarrfikësen.

“Vetëm për vitin 2018 ka pasur rreth 320 raste të bllokimit të dyerve dhe ashensorëve. Si fenomen kemi bllokimin e ashensorëve nga ndërprerja e energjisë elektrike në momente të caktuara. Del e domosdoshme që të gjitha këto kompani që i mirëmbajnë dhe që paguhen nga administratorët e pallateve për këtë shërbim që bëjnë, këto ashensorë duhet të kenë edhe bateritë e emergjencave të cilat ka pallate edhe që nuk e kanë.

Këto bateri janë të riciklueshme, çka do të thotë se duhet të ndërrohen në momentin që përfundojnë ciklin e tyre. Këto kompani nuk i ndërrojnë bateritë, edhe pse një gjë e tillë duhet bërë” shprehet Ilir Xhanari, komandant i stacionit zjarrfikës Tiranë.

Institucioni që merret me monitorimin e ashensorëve është Insituti i Mbikqyrjes së Tregut. Nëse ky organ konstaton që ashensori nuk plotëson kushtet e sigurisë teknike, menjeherë kontakton kompaninë përgjegjëse, e nëse kjo e fundit nuk i përmirëson kushtet e sigurisë, atëherë lajmërohet policia dhe gjykata./ Top Channel

Të fundit