Flash News

KRYESORE

Kombëtaret e volejbollit, djemtë munden për herë të pestë, vajzat kuqezi kualifikohen në “Europa League”

Mbrëmjen e djeshme janë luajtur edhe përballjet e fundit të Kombëtares së volejbollit për meshkuj dhe për femra, ku djemtë janë mundur për herë të pestë, ndërkohë që vajzat kuqezi kanë çuar Shqipërinë në “Europa League”.

Kombëtarja e meshkujve në volejboll u mund me rezultatin 3-2 nga Kroacia në sallën e lojërave "Feti Borova", në ndeshjen e gjashtë dhe të fundit të Grupit B në “Europa League”.

Në këto eliminatore ekipi i djemve arriti të merrte vetëm një fitore duke u renditur në vendin e tretë. Ashtu si katër ditë më parë ndaj Hungarisë, djemtë kuqezinj arritën të rikuperojnë një disavantazh 0-2 me sete, duke barazuar 2-2, por pa mundur të bëjnë edhe hapin final.

Ndërkohë, Kombëtarja e femrave në volejboll fitoi me rezultatin 3-0 ndaj Gjeorgjisë në takimin e gjashtë dhe të fundit eliminator të fazës në grupe të Ligës së Evropës, luajtur gjithashtu në "Feti Borova", duke korrur suksesin e pestë.

Të trija setet u dominuan nga ekipi shqiptar, duke i fituar ato me diferenca pikësh: 25-14, 25-13 dhe 26-24.

Kështu Shqipëria është kualifikuar në fazën finale të “Europa League”, e cila do të luhet në Suedi në datat 16-17 qershor.

Të fundit